“15-vjeçari i zhdukur është gjallë” – policia jep informatat e fundit

Lajme

“15-vjeçari i zhdukur është gjallë” – policia jep informatat e fundit

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:45
Pal Hiseni

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet për gjetjen e 15 vjeçarit Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhet që nga dita e djeshme rreth orës 12:30. Komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj tha se policia ka informata që Palin e ka parë dikush dhe janë duke e kërkuar intensivisht.

“Supozohet që është gjallë, kemi informata që e ka parë dikush”, tha Gjokaj. Ndërsa detaje të tjera nuk dha për shkak të rrezikut se mund të prishen hetimet e kërkimit.

Bedri Cahani – drejtori i gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, ka thënë sot gjatë ditës për Insajderin se nxënësi i zhdukur Pal Hiseni nuk ka pasur asnjë problem me nxënësi, por ka qenë shumë i dashur për të gjithë.

“Ky ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm i cili është i regjistruar në klasën e 10-të. Asnjëherë nuk kemi pasur kurrfarë vërejtje apo as më të voglin problem me të. Përkundrazi, ka qenë shumë i dashur me nxënës dhe me të gjithë”, ka thënë gjatë ditës për Insajderin drejtori i gjimnazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat