Drejtori i burgjeve: Nuk e njoh personin që më sulmoi

Lajme

Drejtori i burgjeve: Nuk e njoh personin që më sulmoi

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:18
Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, muaj më parë ishte sulmuar fizikisht në hyrje të objektit ku jeton.

Policia e Kosovës njofton se në Gjermani është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.

Për Kallxo, Zogaj tha se është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit por theksoi se nuk e njeh sulmuesin.

“Jo, unë kurrë s’e kam parë atë njeri që më ka sulmuar. Ndoshta ai më ka njohur mua, ka marrë pjesë në takime apo ku e di se si, por unë mund të ju them se personin që më ka sulmuar nuk e njoh dhe asnjëherë s’e kam parë”, tha ai.

Sokol Zogaj shtoi se ka besuar në organet e drejtësisë dhe sigurisë që do ta marrin rastin me seriozitet.

“Unë kam besuar në polici, gjyqësor, prokurori dhe po shihen të arriturat”, shtoi ai.

Kallxo raportoi për arrestimin e të dyshuarit në Gjermani.

Zogaj ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë më 16 gusht të këtij viti.

Nga sulmi ai kishte marrë lëndime trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat