Gjykata vendos sot për ekstradimin e të kërkuarit nga Turqia

Lajme

Gjykata vendos sot për ekstradimin e të kërkuarit nga Turqia

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Ugur Toksoy, i kërkuari nga autoritetet turke nën dyshimin se ka lidhje me grushtin e shtetit të vitit të kaluar në Turqi, sot  do të kuptojë nëse do të ekstradohet ose jo nga autoritetet e Kosovës drejt vendit të tij.

Kjo pasi që sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mbahet seanca ku do të trajtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Turqi.

Lajmin për mbajtjen e seancës për kallxo e ka konfirmuar avokati i Toksoyit, Adem Vokshi.

Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të këtij viti.

Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Por, ai ishte liruar nga paraburgimi pasi kishte dhënë si dorëzani shumën prej 5 mijë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat