“Partitë shqiptare po e fuqizojnë Serbinë brenda Preshevës”

Lajme

“Partitë shqiptare po e fuqizojnë Serbinë brenda Preshevës”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 23:37
Presheva

Shtatë subjekte shqiptare dhe një serbe (ku janë grupuar gjashtë parti) zyrtarisht garojnë për zgjedhjet lokale në Preshevë.

Përplasjet mes partive shqiptare nuk janë të kohës së fundit mirëpo me afrimin e datës së zgjedhjeve ato po bëhen edhe më të dukshme e më të ashpra.

Kandidati Sami Salihu nga LR PDSh ka thënë në Rubikon së këto përcarja më së shumti shkojnë në favor të Serbisë.

“Ne nuk duhet shumë të fokusohemi te inatet që kemi mes vete për shkak se sfidat që i ka komuna e Preshevës janë sfida serioze. Më shumë se kujtdo tjetër, Serbisë i konvenon që Lugina të jetë e përçarë sepse ne duke mos qenë unik karshi Serbisë përball kërkesave tona që janë të shtypura nga Serbia”, ka thënë ai.

Salihu bëri thirrje për krijimin e një politike të re e unike karshi Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat