“Blic”-i: Martesat e aranzhuara shqiptare në Serbi

Lajme

“Blic”-i: Martesat e aranzhuara shqiptare në Serbi

Sevdail Hyseni, Medvegjë Nga Sevdail Hyseni, Medvegjë Më 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Gazeta ditore me tirazh më të madh në Serbi “Blic”, sjell rrëfime të reja lidhur me martesat midis nuseve shqiptare të Shqipërisë dhe dhëndurëve serbë në Serbi, të cilat, sipas këtij mediumi, sa vijnë e shtohen, me gjithë mashtrimet e agjencioneve për ndërmjetësim.

Vetë titulli i “Blic”-it serb flet qartë se ”Dhëndurët” nga Serbia i paguajnë agjencioneve deri 3000 euro, që të martohen me shqiptare, por shpesh mbeten pa nuse dhe para!”

Pavarësisht, nga këto dukuri, vazhdon “Blic”-i, martesa me nuset nga Shqipëria është një shpresë për shumë beqarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por është bërë një rrezik, që nuk do të shkojë gjithçka në mënyrën se si dhëndurët shpresojnë.

Rasti i fundit ka ndodhur në Prokuple të Serbisë, ku vajza e re kaloi vetëm disa orë te dhëndëri, dhe agjencia ndërmjetësuese i mori atij 1.500 euro. Prokuroria Themelore e Prokuples i dërgoi një kërkesë kolegëve prokurorë në Shqipëri, për t'i ndihmuar ata të hetonin rastin.

Siç mëson “Blic”-i, ky nuk është rast i vetëm dhe madje edhe kur nuk mashtrohen nga agjencitë, dhëndri për martesë me vajzat nga Shqipëria paguan edhe nga 3000 euro për ndërmjetësuesit.

Shumë agjenci mashtrojnë, kërkohet ndihmë nga ministria

Çeda Vuçiçeviq, sekretar i Shoqatës Humanitare “Stara Rashka”(Rashka e vjetër) nga Beogradi, thotë se e kanë të ndaluar njoftimet mes beqarëve nga Serbia me të rejat nga Shqipëria, pikërisht për shkak të paraqitjes së agjencive që filluan të bëjnë biznes nga ndërmjetësimi, por edhe të mashtrojnë njerëzit. Kjo shoqatë ishte ndërmjetësuese (msit) e 300 beqarëve nga Serbia, që u martuan me gra nga Shqipëria.

• Prokupçanini ka paguar 1.500 euro për t'u martuar me shqiptare dhe pastaj ka mbetur i shtangur për shkak të asaj që i ndodhi në ditën e parë të martesës.

- Tre vjet më parë u larguam vet sepse nuk donim të na identifikojnë me këto agjenci. Çdo gjë që bëmë ishte falas dhe qëllimiynë ishte të shpëtonim fshatrat nga shkatërrimi. Para një jave, ishim te ministrja Slavica Gjukiq Dejanoviq dhe diskutuam nëse ekziston një mënyrë për të rregulluar këtë lloj ndërmjetësimi, në mënyrë që të mos vije te ndonjë mashtrim ", thotë ai.

Serbet dhe malaziaset

Pjesa më e madhe e nuseve, kryesisht sillet nga rajoni i Shkodrës, dhe ata kanë origjinë serbo-malazeze.

- Ka një problem rreth marrjes së nënshtetësisë serbe për shqiptaret e martuara, të cilët këtu jetojnë 10 dhe këtu kanë lindur fëmijë. Dhënia e shtetësisë klientëve që kanë qenë të martuar në Serbi do të hapë rrugën masive të martesave të përziera - thotë Vuçiçeviq.
Ilia Jeliq (40) nga Novi Varoshi, katër vjet më parë u martua me një të re nga Shqipëria. Siç na thotë ai, ky nuk erdhi tek ajo përmes agjencisë, por përmes lidhjeve. Gruaja e tij erdhi nga Shkodra. Ata kanë një djalë sot.
- Gruaja ime është nga Shqipëria, por ajo është me origjinë serbe. Nuk e pagova agjencinë për të njohur gruan time, por e bëra përmes disa kontakteve. Kam dëgjuar se agjencitë janë duke paguar për këto shërbime, dhe se ata ka mashtrime. Kam një fermë të madhe, unë jam një bari delesh dhe bashkëshortja ime më ka ndihmuar shumë t’i ruaj ato ", thotë Ilia për “Blic”.

Image

Vetëm në rajonin e Rashkës rreth 350 shqiptare

Vlerësohet se vetëm në rajonin e Rashkës kanë ardhur rreth 350 shqiptare, dhe shumica e tyre janë në Peshter, Golia dhe në qytetin e vjetër. Megjithatë, pikërisht për shkak të interesit të madh, por edhe dëshirës për beqarinë për të formuar një familje, në Shqipëri, kanë filluar të hapen agjencitë për lidhjet martesore, që kanë degët e tyre në Serbi dhe Malin e Zi, por edhe janë lajmëruar mashtrimtarët që i keqpërdorin ato.
Siç e dimë, martesa me shqiptaret e reja kushton me disa mijëra euro. Sipas burimeve të "Blic"-it, ndërmjetësimi duket se është se, përveç njohjes, prindërit e vajzave para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, kërkojnë që të binden për pasurinë e dhëndrit të ardhshëm.

Zakonet dhe rregullat

Ata këmbëngulin që të vijnë dhe të shohin se si jeton dhëndri dhe ku gjendet shtëpia e tij. Këto shpenzime të udhëtimit dhe ato të nxjerrjes së pasaportave, të cilat shpesh nuk i kanë as të rejat dhe as prindërit e tyre, i heq dhëndëria. Vetëm shërbimi i agjencisë ndërmjetëse kushton ndërmjet 2,500 dhe 3,000 euro.
Dhëndri, sipas zakonit në Shqipëri, përpara se të marrë një grua të re nga shtëpia e nuses, gjithashtu nderon prindërit e saj.
Përveç agjencive që ngarkohen për ndërmjetësimin e martesës me shqiptaret, u shfaqën mashtrues, ndërmjetës të rremë që mashtrojnë dhëndrin, siç ishte rasti në Prokuple.
Burimet e "Blic"-it janë drejtuar në një sistem si operojnë mashtruesit, të cilët thonë se janë të përfaqësuar shpesh si agjenci potenciale.Pastaj, ata janë njohur me të “renë", e cila zakonisht për një tarifë të caktuar luan rolin e prostitutës ose të një kamariere. Ato me dhëndurët, të cilët paguajnë për ndërmjetësim, arrijnë në kufi, prej nga ikin. Agjencioni i rremë zhduket dhe ndryshon numrin e telefonit dhe se mashtrimtarin vështirë është ta gjesh.

Më së miri përmes njohjes personale

Siç kemi mësuar, deri para pesë ose gjashtë vjetësh ka funksionuar më së miri "martesa përmes lidhjeve". Të gjitha shqiptaret, të cilat janë martuar në Serbi, më vonë kanë sjell edhe fqinjet, të afërmit, miqtë ... Dhëndurët nga Serbia, gjithashtu shumë shpesh shkojnë në Shqipëri, për t'u njoftuar me gratë e ardhshme, thuhet në gazetën serbe “Blic”-i, të datës 11.12.2017, nga gazetari Nenad Bozhoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat