Të hënën mbahet takimi i tretë mes Federica Mogherinit dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Lajme

Të hënën mbahet takimi i tretë mes Federica Mogherinit dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:40
Federica Mogherini

Në takimin e tretë mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimore që do të zhvillohet gjatë të hënës, pritet të diskutohen ngjarjet aktuale në rajon dhe perspektivat për vitin 2018, kur edhe partnerëve evropianë në rajon do t’ju ofrohet një mundësi unike për të përparuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, kanë njoftuar dikasteri për punë të jashtme i BE-së.

Sipas deklaratës së lëshuar, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini u ka bërë thirrje kryeministrave të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor  që të bashkohen në një takim jozyrtar në Bruksel gjatë të hënës.

“BE është e përkushtuar që të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin, dhe të sigurohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt Bashkimit Evropian të jetë i pakthyeshëm”, thuhet ndër tjera në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat