“Le Figaro”: Shqiptarët, në krye të listës së azilkërkuesve në Francë

Lajme

“Le Figaro”: Shqiptarët, në krye të listës së azilkërkuesve në Francë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:36
ilustrim

“Gerard Collomb (ministri  i jashtëm i Francës) shkoi në Tiranë për të nxitur Shqipërinë që të mbajë shtetasit e saj në vend dhe për të marrë përsëri ata që tashmë kanë zënë 20% të vendeve në qendrat e pritjes në Francë”, kështu nis artikulli i gazetës prestigjioze franceze “Le Figaro” për vizitën në Tiranë të ministrit francez.

Në vitin 2017, shqiptarët, edhe pse vijnë nga një vend i ashtuquajtur “i sigurt”, janë azilkërkuesit e parë në Francë: më shumë nga 7,000 kërkesa në një vit, + 135% rritje në krahasim me vitin 2016.

Me 2.9 milionë banorë, Shqipëria ka më pak frymë sesa Bretanja. Një e treta e popullsisë tashmë e ka lënë vendin dhe është vendosur diku tjetër në Evropë. Ish- vendi komunist, i minuar nga dyshimet e përsëritura të korrupsionit, ndërsa ditën e djeshme ministri Gerard Collomb ka nisur një vizitë dy ditore, maratonë diplomatike.

Qëllimi: të vendosen njëherë e përgjithmonë dallimet midis Tiranës dhe Parisit për çështjen e migracionit.

Pak janë shqiptarët që kalojnë filtrin e azilit përgjithësisht pranohen për shkak të provave se ata janë në gjakmarrje, apo përndjekje për të cilat ata pretendojnë të jenë viktima.

Subjekti është i nxehtë. Në vitin 2017, shqiptarët, edhe pse vijnë nga një vend i ashtuquajtur “i sigurt”, janë azilkërkuesit e parë në Francë: më shumë nga 7,000 kërkesa në një vit, + 135% rritje në krahasim me vitin 2016. Me një numër në rritje të të miturve të pashoqëruar pre e rrjeteve të trafikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat