Edhe pse nuk u zgjodh kryetare, gazetarja e RTK-së ka një mesazh për kolegët

Lajme

Edhe pse nuk u zgjodh kryetare, gazetarja e RTK-së ka një mesazh për kolegët

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Gentiana Begolli

Zgjedhja e kryetarit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ka dështuar për shkak të mos pjesëmarrjes së gazetarëve, çka ka pamundësuar kuorumin që kërkohet me statutin e AGK-së. Sipas statutit, për ta zgjedhur kryetarin e AGK-së, në kuvendin zgjedhor duhet të marrin pjesë gjysma e anëtarëve të regjistruar në AGK.

E vetmja që kishte shpallur kandidaturën ishte gazetarja e RTK-së, Gentiana Begolli. Me anë të një statusi në “Facebook” ajo ka thënë disa fjalë rreth dështimit të sotëm.

Letra e plotë:  

Pavarësisht mosmbajtjes së Kuvendit të AGK-së, për shkak të mungesës së kuorumit, unë ju falënderoj të gjithë juve, miq e kolegë, për mbështetjen tuaj, jo vetëm sot, por që nga momenti kur unë e bëra publike kandidaturën time për kryetare të AGK-së….Jam e bindur që në një afat të shkurtër kohor, përfaqësuesit e AGK-së do t`i tejkalojnë pengesat statutore, me qëllim që të kemi një proces sa më të suksesshëm zgjedhor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat