Dorëzohet shtetasi i Kosovës që dyshohet se kreu vrasje në Suedi

Lajme

Dorëzohet shtetasi i Kosovës që dyshohet se kreu vrasje në Suedi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:34
ilustrim

Edon Imziu, shtetas i Kosovës i dyshuar për një vrasje në Helsingborg të Suedisë, i është dorëzuar drejtësisë suedeze falë bashkëpunimit të FAST Suedisë dhe FAST Kosovës.

Imziu i lindur me 3 dhjetor të 1995, i kishte ikur drejtësisë suedeze duke ardhë në Kosovë.

FAST Kosova është pjesë e ENFAST që nga tetori i vitit të kaluar dhe merret kryesisht me arrestimin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe që kërkohet bashkëpunimi ndërkombëtar.

Po ashtu lidhja e marrëveshjes së punës me EUROPOL, që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm do ta bëj edhe më të afërt bashkëpunimin  në mes shteteve Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat