Fitorja e Dreshajt festohet me surle e tupana, ja si fluturojnë pesëqindëshet në festën e AAK-së

Lajme

Fitorja e Dreshajt festohet me surle e tupana, ja si fluturojnë pesëqindëshet në festën e AAK-së

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:48
Festa në Istog

Surlet dhe tupanët kanë gjëmuar shumë sonte pas orës 20 e 30 në sheshin kryesor të Istogut.

Në këtë shesh janë mbledhur simpatizantë të AAK-së por edhe të PDK-së dhe VV-së për ta festuar fitoren e kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj.

Në bazë të rezultateve preliminare Dreshaj ka marr 52 vota më shumë se kundërkanddiati i tij Haki Rugova i LDK-së e cila që nga paslufta udhëheq me Istogun.

Pas marrjes së lajmit në shesh është festuar deri në orët e vona, e në këtë festë si zakonisht fishekzjarret nuk mungojnë.

Krah Dreshajt për të festuar kanë dalë edhe zyrtarë të PDK-së nga kjo komunë.

Në një deklaratë për media pas numërimit të votave Dreshaj tha se çdo javë me mbajt zgjedhje do ta mund Haki Rugovën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat