Jo vetëm Gjergj Dedaj, Thaçi rehaton edhe Agim Krasniqin, veprimtarin e LDK-së, që dikur e kishte “shkrehur dajak” në Drenicë

Lajme

Jo vetëm Gjergj Dedaj, Thaçi rehaton edhe Agim Krasniqin, veprimtarin e LDK-së, që dikur e kishte “shkrehur dajak” në Drenicë

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 11:04
Ibrahim Rugova dhe Agim Krasniqi

Jo vetëm vetëm Gjergj Dedaj ka përfituar poste politike falë “dajakut” që kishtë marrë nga Hashim Thaçi, Sabit Geci e të tjerë në shtator të vitit 1998. Përpos tij, është edhe një aktivist dhe veprimtar i njohur i LDK-së, i cili ishte ndaluar nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998, ishte rrahur e maltertuar edhe nga Hashim Thaçi dhe 17 vjet më pas, i njëjti është shpërblyer po nga ish ”Gjarpëri” i UÇK-së, që aktualisht është president i Kosovës.

Bëhet fjalë për Agim Krasniqin, ish-deputetin e LDK-së dhe kryetarin e Degës së III-të të LDK-së “Ibrahim Rugova”, që merret vesh se tani është shef I Konsulatës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Këtë detyrë ai e ka filluar muaj më parë.

Agim Krasniqi është një prej 13 të arrestuarve në shtator të vitit 1998 në Drenicë. Ai u ndalua nga UÇK-ja në një tubim në fshatin Qirez, bashkë me 12 deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, ndër ta edhe Gjergj Dedaj, Mehdi  Bardhi, Kurtesh Devaja, Jusuf  Telaku e të tjerë.

Agim Krasniqi u ndalua në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes së Ibrahim Rugovës. Ai bashkë me Gjergj Dedajn, Mehmet Bardhin, Jusuf Telakun e të tjerë është rrahur dhe maltertuar nga Hashim Thaçi.  Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Gjergj Dedaj në një intervistë për Rubikon.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politke që e përkrahni presidentitn historik Ibrahim Rugova. Ka pas malltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon.

Por 17 vjet më pas, presidenti Hashim Thaçi është kujdesur që ta dekorojë Mehdi Bardhin, ta shpërblejë me poste të Zv.ministrit Gjergj Dedajn e së fundi ta rehatojë në një mision diplomatik edhe Agim Krasniqin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat