Policia kërkon pronarin e parave të humbura

Lajme

Policia kërkon pronarin e parave të humbura

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Euro

Policia e Kosovës në Pejë njofton se më 18 dhjetor rreth orës 16:25, një qytetar ka lajmëruar në polici se në qendrën tregtare"Meto Bajraktari" në Pejë, kishte gjetur një kartëmonedhë dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin policor në Pejë.

Sektori  i hetimeve  ka siguruar incizimet nga kamerat e sigurisë  së  qendrës tregtare "Meto Bajraktari", ish „Shtëpia e mallrave“  dhe në incizimet vërehet kur një personi të gjinisë mashkullore nga portofoli në dysheme  i bie  kartëmonedha.

  „Me qëllim që  personit  në fjale  t‘i kthehen paratë e humbura, kërkojmë  që  përmes  mjeteve elektronike dhe të shkruara  të informohet opinioni  lidhur  me çështjen dhe të paraqitet pranë këtij stacioni policor për të t’i mar paratë e humbura me datën e cekur më lartë, personi të cilit i kanë humbur“, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat