Presidenti Thaçi: Kam marrë pjesë në aksione të armatosura të UÇK-së

Lajme

Presidenti Thaçi: Kam marrë pjesë në aksione të armatosura të UÇK-së

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 23:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka përdorur armë dhe ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së.

Thaçi duke folur në Opinion në televizionin Klan të Shqipërisë, ka thënë se qysh më 1992 ka marrë pjesë në aksione në Drenas.

“Kam përdorur armë në aksione. Jam bashkëthemelues i UÇK-së. Qysh në vitin 1992 kam marrë pjesë në aksione në Drenas. Kam qenë që nga idetë fillestare të luftës çlirimtare. Asnjë ndihmë nga shteti shqiptar nuk e kemi marrë kurrë. Nuk e di që ka ekzistuar ndonjë vendim i qeverisë shqiptare për armatosjen e UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat