Mediat serbe komentojnë veprimin e Haskukës mbi heqjen e fotografisë së Hashim Thaçit

Lajme

Mediat serbe komentojnë veprimin e Haskukës mbi heqjen e fotografisë së Hashim Thaçit

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:57
Flamuri i Kosoves

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje, hoqi imazhin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga zyra.

Ai vendosi një foto të Adem Jasharit në vend të Presidentit Hashim Thaçi.

Ky ndryshim u regjistrua në fotografitë e publikuara nga deputetja Mimoza Kusari-Lila nga një takim i mbajtur në kabinetin e kryetarit të komunës së Prizrenit, kur kolegët e partisë arritën ta përgëzonin për marrjen e detyrës së re.

Haskuka është kryetari i dytë i një komune në Kosovë, i cili fotografinë e Thaçit e hoqi nga zyra e tij, raporton media serbe.

Xhafer Tahiri ishte i pari që kishte hequr fotografinë e Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me fotografinë e Hasan Prishtinës.

Adem Jashari ishte themeluesi dhe udhëheqësi i UÇK’së. Hasan Prishtina ishte një politikan shqiptar, i lindur në vitin 1873 në Vushtrri, në vilajetin e atëhershëm të Kosovës të Perandorisë Osmane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat