Ky është personi që u vra mbrëmë pas mesnatës në Lipjan

Lajme

Ky është personi që u vra mbrëmë pas mesnatës në Lipjan

Më: 3 janar 2018 Në ora: 14:39
Muhamet Osmani

Viktima, 36-vjeçar ndërroi jetë në orën 04:00, për shkak se nuk mundi t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar për këtë vrasje ende nuk është kapur nga policia

Mësohet se viktima është Muhamet Osmani nga Mitrovica, por arsyet e kësaj vrasje ende nuk janë bërë të ditura.

Fotografitë e të ndjerit tashmë janë publikuar edhe në rrjetin social Facebook nga vetë familjarët.

“ahh vllau jem tpushoft shpirti nxhenet”, shkruan në një postim publik, Liridon Osmani.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Personi i dyshuar për këtë vrasje ende nuk është kapur, por ai është identifikuar nga ana e policisë dhe tashmë po kërkohet. Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar dhe janë konfiskuar dy armë; një pushke e tipit M48, e cila ishte me leje dhe revolja e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vrasjeje, e tipit TT.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat