Gecaj i kundërpërgjigjet Irinejt: Kërcënimet ndaj Kosovës, u kanë sjellë vetëm fatkeqësi vendit tuaj

Lajme

Gecaj i kundërpërgjigjet Irinejt: Kërcënimet ndaj Kosovës, u kanë sjellë vetëm fatkeqësi vendit tuaj

Nga: H.Orana Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:09
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e të parit të kishës serbe, Irinej. Derisa ky i fundit kishte deklaruar se Kosova i është “dhuruar nga zoti si një pronë e përjetshme",ndërsa ka thënë se serbët më shumë po vdesin se sa po lindin.

Gecaj thotë se ai duhet ta kuptojë se kjo po i kthehet si bumernag nga Zoti dhe nga njeriu.

Postimi i plotë:

"Dhurata" që fundamentalisti Irinej nuk e kupton!

I pari i kishës serbe Irinej, irritues deri në shizofreni të papërmbajtur shoviniste, paska thënë dje se Kosova ju qenka “dhuruar nga zoti si një pronë e përjetshme", duke vazhduar më tutje se ata (serbët) “gradualisht por sigurt po zhduken si popull, sepse më shumë po vdesim se po lindim". Paska harruar ky fundamentalist ortodoks se logjika e marrjes me dhunë e asaj që nuk të takon, herët a vonë, të kthehet bumerang si nga njeriu ashtu dhe nga zoti vetë. Shovinisti ortodoks nuk dëshiron ta kuptoj se kjo qasje kërcënuese ndaj Kosovës dhe popujve tjerë përreth, tash e sa kohë, e ka tkurrur dhe i ka sjell fatkeqësi pikërisht vendit të tij. Për fat të keq, ky fundamentalist fanatik, këtë "dhuratë" nuk po mundet ende ta kuptoj drejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat