Ismaili: Infermieret e Kosovës do të dërgohen në Slloveni për trajnime

Lajme

Ismaili: Infermieret e Kosovës do të dërgohen në Slloveni për trajnime

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:00
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se pas një takimi me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, kanë marr vendim që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e infermierisë.

Këto dhe deklarime të tjera, ministri Ismaili i bëri në një intervistë.

“Dje kemi pasur një takim me ish ministrin slloven, i cili është i angazhuar si konsulent në Kosovë. Jemi duke përgatitur plane, do të shohim shumë shpejtë dy eksperte të infermierisë që do të vijnë në Kosovë. Dhe kështu do të fillojnë hapat e parë, do të fillojnë investimet e para në trajnimet e ndryshme që do të ndodhin në infiermeri. Por, po ashtu siç e kam cekur, do të shkojnë edhe në vizita studimore dhe në vizita për trajnime në Slloveni”, tha ministri.

I pari i shëndetësi, ndër të tjera foli edhe për çështjet që duhet trajtuar me urgjencë në vitin 2018, ku tha se punën e parë që po mundohen ta rregullojnë është çështja e barnave.

Ai tha se këtë për zgjidhjen e këtij problemi duhet të fokusohen në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat