Ministri i Arsimit: E pamundur rritja e pagave prej 10% për mësimdhënës

Lajme

Ministri i Arsimit: E pamundur rritja e pagave prej 10% për mësimdhënës

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:49
Shyqri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi e ka mohuar mundësinë e rritjes së pagave për mësimdhënësit prej 10%, ashtu sic po kërkon Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Ai ka thënë se nuk mund të tërhiqet një diagonale mes rritjes së pagave të kryeministrit e kabinetit qeveritar dhe mësimdhënësve.

Për vlerësimin e mësimdhënësve, ministri paralajmëroi se ata edhe mund të ndëshkohen, nëse ata nuk eliminojnë mangësitë e tyre.

Ministri foli edhe për testin e PISA-s, për të cilin tha se po bëhen përgatitje, deri sa paralajmëroi edhe teste paraprake nëpër shkolla, për të qenë sa më të përgatitur për këtë test, në të cilin Kosova vitin që shkoi, dështoi totalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat