Koha kur Hashim Thaçi kërkonte të votohej Gjykata Speciale

Lajme

Koha kur Hashim Thaçi kërkonte të votohej Gjykata Speciale

Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:45
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2014 kishte dhënë një deklaratë dhe kishte treguar që Gjykata Speciale do të votohej.

Ishte 20 Prilli i vitit 2014, atë kohë Thaçi si kryeministër i vendit kërkonte me çdo kusht që kjo Gjykatë të votohej, madje duke dhënë edhe një kusht, atë për Ligjin e ri të Zgjedhje të Përgjithshme.

Madje për këtë Presidenti Thaçi ishte njëri ndër mbrojtësit më të madh para dhe pas miratimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

“Unë edhe si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm kam udhëhequr këtë proces të themelimit të Gjykatës me besimin e plotë dhe të patundur që të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Kam qenë i vetëdijshëm se ka qenë një Gjykatë e padrejtë historikisht dhe një-etnike, por ka qenë dashtë të gëlltitet kjo re e zezë që sillej mbi Kosovën në interes të vendit dhe perspektivës euro-atlantike të shtetit dhe qytetarëve tanë”, deklaronte Thaçi, duke mbrojtur qëndrimin për Gjykatën Speciale.

“Qëndrimi i PDK-së është se kjo çështje është e padrejtë, është një proces komplet politik, është edhe fyerje për Kosovën por si rezlutat i bashkëpunimit ton të ngushtë dhe bashkëpunimit me ShBA-në qëndrimi i jonë është që të votohet Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës”, kishte thënë Thaçi para gazetarëve në vitin 2014.

Por, katër vjet më vonë, tashmë me një rol tjetër në skenën politike, Hashim Thaçi po kërkon që kjo Gjykatë të shfuqizohet.

Ai si kurrë më parë, ka drejtuar akuza ndaj ndërkombëtarëve, që sipas tij nuk i kanë mbajtur premtimet e bëra ndaj tij për Kosovën. Krejt këto akuza të Thaçit, janë të lidhura me Gjykatën Speciale, që sipas presidentit është një imponim nga ndërkombëtarët, në këmbim të premtimeve të mëdha për Kosovën.

Ishte 20 Prilli i vitit 2014, atë kohë Thaçi si kryeministër i vendit kërkonte me çdo kusht që kjo Gjykatë të votohej, madje duke dhënë edhe një kusht, atë për Ligjin e ri të Zgjedhje të Përgjithshme.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat