Anita Haradinaj merr edhe një nënshtetësi, me të udhëton e lirë në plot vende Europiane

Lajme

Anita Haradinaj merr edhe një nënshtetësi, me të udhëton e lirë në plot vende Europiane

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:27
Anita Haradinaj

Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, tani ka edhe një nënshtetësi.

Moderatorja e njohur e televizionit publik të Kosovës RTK, tani është shtetase e Shqipërisë dhe mbanë në emrin e saj një pasaportë që është e pranuar edhe nga vendet e zonës Schengen.

Ajo tani mund ta bëjë atë që shumë kosovarë nuk munden, të udhëtojë lirshëm në disa prej vendeve të BE-së dhe në Zvicër, pasi Shqipëria ka kohë që ka fituar liberalizimin e vizave.

Këtë lajm Anita e ka dhënë përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram, ku e ka prezantuar pasaportën e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat