Gjykimi për dhunimin dhe vrasjet e vitit 1999 - Bota Sot
Gjykimi për dhunimin dhe vrasjet e vitit 1999

Lajme

E diel, 23 shtator 2018

Gjykimi për dhunimin dhe vrasjet e vitit 1999

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:02
ilustrim

Imer Raçi e Astrit Shabani po gjykohen në lidhje me dhunimin dhe vrasjen e një gruaje dhe tre personave tjerë me pretekstin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë rinisi pas kthimit në rigjykim procesi gjyqësor ndaj Imer Raçit e Astrit Shabanit.

Veterani i luftës Imer Raçi në këtë proces gjyqësor përballet me akuzën për marrëdhënie seksuale me dhunë me viktimën M. S., ndërsa në proceset e mëparshme është liruar nga akuza për vrasjen e saj.

Ndërsa Astrit Shabani përveç për dhunimin e M. S. akuzohet edhe për  vrasjet e Asllan Hysenit dhe Idriz e Xhemajl Sylës.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Avni Xhemajli, por procedura ndaj tij ka përfunduar me aktgjykim të formës së prerë.

Aktakuza kundrejt Raçit, Shabanit, por edhe Xhemajlit u ngrit nga ish-Prokuroria Publike e Qarkut në vitin 2004.

Prokuroria pretendon se më 15 nëntor 1999, M. S. në orët e mbrëmjes është futur në veturën e Imer Raçit, Astrit Shabanit dhe Avni Xhemajlit me arsyetimin se kanë për të biseduar me të.

Sipas aktakuzës, më pas viktima u dërgua në fshatin Grashtisë me qëllimin për ta privuar nga jeta.

Në këtë fshat prokuroria pretendon se nën kërcënimin e armës viktima u dhunua nga Astrit Shabani dhe Imer Raqi, ku më pastaj edhe u qëllua me revole të kalibrit 9 milimetra nga Astrit Shabani.

Prokuroria konstaton se e gjithë kjo ka ndodhur “si pasojë e hakmarrjes së pasktrupullt”, pasi të akuzuarit kanë dyshuar se e njëjta ka bashkëpunuar me policinë serbe.

I njëjti motiv është përdorur sipas prokurorisë edhe për vrasjen e Asllan Hysenit.

Prokuroria pretendon se Asllan Hysenit iu shkaktuan plagë vdekjeprurëse më 4 nëntor 1999 në fshatin Grashticë, pas qëlimit disa herë drejt tij me revole.

“Është shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, duke dyshuar se i njëjti gjatë luftës ka bashkëpunuar me forcat militare dhe paramilitare sërbe në dënimin e shqiptarëve nga Kosova”, thuhet në pikën e dytë të aktakuzës.

Ndërsa për prokurorinë vrasjet e Idriz dhe Xhemajl Sylës kanë ndodhur gjithashtu në Grashticë për motive interesi.

Në aktakuzë thuhet se pas vrasjes, të vrarëve iu morën 4000 marka dhe një veturë të markës “Audi 80”.’

E në gjykatë i akuzuari Astrit Shabani theksoi se gjendet në burg që nga viti 2008.

“Gjendem në burg për vrasje nga ku jam dënuar nga paneli i gjyqtarëve ndërkombëtar. Pastaj më janë bashkangjitur edhe dy vite për këto veprat lidhur me vrasjen e Asllan Hysenit. Prej 2008 jam në Burg të Dubravës”, tha i akuzuari Shabani.

Pas leximit të aktakuzës, Raçi e Shabani u deklaruan të pafajshëm për dhunimin e M. S., ndërsa seanca nuk vazhdoi pas këtij deklarimi, ngase prokurori Armend Hamiti tha se nuk i ka procesverbalet e dëshmitarëve nga gjykimet e kaluara.

Mbrojtësit e të akuzuarit e mbështetën propozimin e prokurorit meqenëse as mbrojtja nuk i posedonte procesverbalet, madje as provat materiale, këto të fundit të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes.

Seanca e radhës u caktua për muajin mars.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test