Rrëfehet profesori: Isha mësimdhënësi i parë që regjimi i Milloshit më largoi nga puna në UP, por...!

Lajme

Rrëfehet profesori: Isha mësimdhënësi i parë që regjimi i Milloshit më largoi nga puna në UP, por...!

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:49
Universiteti i Prishtinës

Skender M. Hoti, P.h.D. profesor, ka rrëfyer për gazetën “Bota sot”, se si e kishte larguar nga puna në Universitetin e Prishtinës, regjimi i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq.

Ai ka treguar edhe se si e kishte shpëtuar një protestues 2 metra të gjatë, kur ishin pozicionuar kampet etnike gjatë vitit 1986-1989.

Më poshtë rrëfimi i tij i plotë:

Isha mësimdhënsi i parë që regjimi i Milloshit më largoi nga puna në UP, në vitin 1991, por...!

-Marrëdhënjet ndër-etnike në Fakultetin e Xehëtarisë dhe Metalurgjisë (FXM), gjatë viteve 1981-86.

Në Fakultetin e Xehëtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, konfrontimet, në baza ideologjike dhe kombëtare, në mes mësimdhënësve shqiptarë dhe serb, kishin filluar, që nga 11.03.1981, e veçanarishtë nga 04. 04.1981, kur u mbajtë demonstrata e parë tejet masovike në Mirovicë, me parullën: "Kosova Republikë, me hatër a me luftë!" dhe "Kosova punonë, serbia ndërtonë ! " e aty-këtu: "Bashkim, bashkim!". Marshi Protestuës vazhdoi deri tek pishina lartë,  brenda qytetzës së Zvecanit, pa asnjë eksces në baza etnike! Sidoqoftë, brenda repartit të Shkrietore-rafinerisë, Shaqir Gashi sulmoi dhe rrafi Dr. (Atëherë Mr.) Fatmir Agollin, drejtorin e repartit në fjalë, në baza ideologjike ! Më vonë, kahë mbramja, në dalje të tynelit të Mitrovicës pati ca të vrarë, nder ta, fqiu im, Hilmi Jashari dhe u patën plagosur: Sabit Elshani, e bija e Shemës, molerit, afër sh.f. "Abdullah Shabani", studenti i FXM, vëllau i Abazit, afër familjës së Mr. Ahmet Malokut, pra të gjithë këta të lagjës time!, e shumë e shumë të tjerë në tërë Kosovën, psh.: në Vushtri, Ajtene Gorani, etj. Në Prizren vëllazërit Badallaj. etj.  

Image
Skender M. Hoti, P.h.D. profesor

Kështu, që nga kjo ditë, në FXM, si në tërë Universitetin e Kosovës (më vonë UP), e gjetiu, filluan mospajtimet, debatet, polemikat, konfrontimet, pra edhe:"diferencimi!, përcarës" brenda shqiptarëve!

Fatkeqësishtë, kësaj rradhe, shumë kuadra shqiptarë dashtuan tërsisht, duke denoncuar, akuzuar e arestuar njëri-tjëtrin se, filani ishte nacionalist e tjertri separatistë, ose irredëntist!!! Sekëndejmi, shumë kuadra shqiptare u diferencuan dhe humbën vendet e tyre të punës, pastaj u arrestuan e izoluan, krejt kjo për hatër të serbve të Kosovës dhe të Sërbisë hegjemoniste e ekspansioniste, terroriste të ndihmuar nga republikat tjera naive dhe Rusia, nën petkun sllavo-madh!

Prej vitit 1981 deri në vitin 1989, në FXM, ndonëse besimi mes mësimdhënësve dhe punëtorëve shqiptarë e serb, ishte zbehur e në disa raste humbur tërësishtë, fatëmirësishtë nuk pati arrestime e as përleshje fizike. Bile, mbledhjet e Tubimeve, të Pleqësisë, Këshillit Shkencor...mbahëshin të rregullta dhe pa ndarëje markante mes veti.

-Pozicionimi i kampeve etnike, gjatë  v. 1986-1989: si e shpëtova protestuesin 2 m i gjatë?!

Sidoqoftë, me arrdhjenë në pushtet të Kasapit të Ballkanit, cdogjë ndryshoi radikalisht! Serbët nxorën shovenizmin e tyre haptaz, vecanarishtë kundër minatorëve të ngujuar në zgafellën e Trepcës dhe mbështetësve të tyre për anulimin e neneve, që rezikonin "Autonomin..." e Kosovës! Më kujtohet se, gjatë një demonstrate, për lirimin e Aziz Abrashit, Vllasit, e ca minatorëve, që u pat mbajtur në platon e FXM, njësit policore patën rrafur ca protestues, ndër ta njërin shumë keq: Zotriu, gati 2m i gjatë, kishte mbetur shtrirë para portës kryesore të fakultetit dhe policët kohë pas kohe e kishin shqelmuar! Posa më lajmëroi dikush prej studentave, kërceva...brof, fatmirësisht edhe një student i zoti, me flokë të gjata, ishte Ramaxhiku, vëllau i Perihanës, dhe e kapëm me shumë vështersi njeriun, e më latrëcekur dhe e futum furrishëm, brenda fakultetit, kurse policia pas meje dhe stud. Ramaxhiku, theu gjamin e derës kryesore, pas nesh. Pasi e futum këtë qytetarin në holin e fakultetit, na ndihmoi edhe ndonjëri e prej aty e futëm në byfen e fakultetit, ku pas shumë masazhë, zotëriu në fjalë, paksa errdhi në vehte dhe më tregoi së ishte i sëmuar nga zemra. Zoti deshti, pas dy-tri ore u këndjellë, policia serbë tanimë kishte kryer detyrën e dhunëshme mbi shqiptarët dhe ishte tërhjekur! Ndërkohë, edhe qytëtari i rrafur e i sëmuar, u kthye në familjën e tij, e unë kurrë më nuk jam takuar me të, edhepse ca here jemi ndesh dhe e kam parë, fatmirësishtë, ai më dukej si Herkuli, 2m njeri! Megjithëkëtë, referenti për mbrojtje Petar Radoviq dhe profi. I mbrojtjës gjeneral Razvigor Jakshiq, në prani të Kujtim Rokës, kishin nxjerr plumbat prej një revoleje, dhe kishin thënë se: ..."vetëm këta...e qetësojnë Hotin!" Nëse besohem, kurrë në jetë nuk i kisha kërcnuar a diç tjetër, përveçse, njëherë kur unë isha kryetar i Tubimit, ky Razvigori kishte thënë se: " shqiptarët duhet ta lidhin kalin aty, ku ju thotë zotria i tyre!", e unë ia ktheva me këmbngulje: " ...Razvigor, dije se koha e zotrinjëve të shqiptarëve ka kaluar moti! Shqiptarët janë zotër të tyre në territoret e veta autoktone, por tani për tani, fatkeqësishtë, të coptuara!" Kjo bisedë, kishte mbaruar me kaq dhe një buzëqeshje ironike, duke ma bërë me gishtin tregues, se "do ta shofim!".

- Shkallëzimi i shovenizmit serb dhe okupimi klasik i Kosovës, gjatë vitëvë 1989-1991 e më vonë!

Rrjedhimishtë, dy vjetët e arrdhëshme e të hidhura me plotë inatë, smirë e lajme trishtuese, veçmas për ne shqiptarët po kalonin, por kurrësesi të harrohen as sot, kur gjendëm në dhe të huaj! Po, vallë, a mund të harrojë një shqiptar: arrdhejën pompoze të serbeve nga e gjithë bota në Gazimestan, nën udhëheqjën e një Kasapi!, besa të mbështetur, edhe nga shumë shqipëfolës spijuj, kolaboracionistë, sahanlëpirës, tradhëtarë, e antishqiptarë; rasti i Rrahman Morinës me kompaninë komuniste; votimi i tradhëtarëve me tituj akademikë, etj., për anulimin e autonomisë; mbushja e Kosovës me ushtarakë, policë e kolonë serb,, nga të gjitha viset e ish-jugosllavisë, e më gjërë; vrasja e fëmijëve, grave e burave shqiptarë të pafajshëm nga ushtria dhe paramilitarët serb, sic ishte edhe vrasja e studentëve tonë Selman Vojvoda, në afërsi!, Armend Daci, etj. Që mua vetëm sa më forconte bindjën se ata, që kishin "ofruar shumë halete", pa e dhën "asnjë zog" pule, "duke mbajtë vetëm ders" cdo te premte, do ta lënë popullin me "gishta në gojë!" fillikat, porsi "cjapin te kasapi!", siç veprohet sot e 19 vjet!

-Organet okupuese serbe më larguan të parin mësimëdhënës nga puna në FXM dhë UP

Megjithatë, kësisoji, më 01.09. 1991, institucionet okupuese serbe  në Kosovë pasi që, gjeneralin e vogël Razvigor Jakshiq, e kishin emruar "Dekan të FXM-së!", ky pa u hamendur, përmes kuririt Bajrami të Zhabarit, së pari mua e pastaj Dr. Luljeta Pulës, Dr. Afërdita Nurës, dhe Dr. Luan Haxhiregjës; na dorëzoi vendimin për largim nga procesi mësimor në FXM, më akuzë se ishim organizatorët kryesorë të studentëve dhe punëtorëve kundër pushtetit serb... Të gjithë ata që mbetën në fakultet e kishin frikën, se pas një a dy muajve do t'u ndodhë e njejta gjë! Unë u jepja kurajo, se ne qëndrojmë të fortë, u thosha"s'kanë çfarë na bëjnë...!" 

-Si e organizova vazhdimin e mësimit për studentët shqiptarë të FXM në Mitrovicë dhe UP ?

Ndërkohë bisedova edhe me drejtorin e sh. f. "Abdullah Shabani", Zotri Shefqet Pllana, të cilit i falënderojë me miliona herë përzemërsishtë, për trimri, besë, korrektësi...,i cili, pa hamendje, më garantoi, së përkundër cfarëdo rreziku, do t' m lëshojë hapsirën shkollore,  edhe për studentët e FXM! 

Kështu, siç e kisha paraparë, më 01.10.1991, pra pas një muaji, Razvigori i vogël i dëbojë nga puna gati të gjithë mësimdhënsit shqiptarë të FXM-së të cilët, pas një bisede të gjatë, u bindën të vazhdojmë mësimin në sh. f. "Abdullah Shabani", kuptohet pa pagesë! Dekan e zgjodhëm Prof. dr. Emin Karakashin, etj. Puna filloi dhe vazhdoi vetëm ca javë aty, sepse dikush ndërkohë ishte marrë vesh që FXM të vazhdojë punën në dalje të Mitrovicës, e jo këtu në qendër! Nuk kundërshtova, për hirë të studentëve, edhe pse kisha marrë një informatë se, në takim me sekretarin amerikan Gepard, në hotelin 3, në Zveçan kishin marrë pjesë edhe disa mësimdhënës shqiptarë, pa na informuar a konsultuar! Fundi i fundit, botrisht është marrë vesh së shumë mësimdhënës shqiptarë, gjatë okupimit, kishin qëndëruar te Razvigori e Elezoviqi dhe kërkonin që përmesë entit për Punësim të këtheheshin në FXM e udhëhequr nga sërbia!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat