Veseli: Turp për drejtësinë ndërkombëtare që ata që kryen krime në Reçak s’u dënuan asnjëherë

Lajme

Veseli: Turp për drejtësinë ndërkombëtare që ata që kryen krime në Reçak s’u dënuan asnjëherë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:31
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Qytetarë nga Reçaku, Shtimja dhe mbarë Kosova kanë bërë sot homazhe në fshatin Reçak të Shtimes ku para 19 vitesh është kryer njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.

Pas homazheve, në Shtime po mbahet një akademi përkujtimore për nder të të rënëve të kësaj masakre ku kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ata që  kanë kryer krimet në Reçak ende nuk janë dënuar dhe kjo është një turp për drejtësinë ndërkombëtare.

“Kurrë më Serbia nuk ka për t’u kthyer në kosovë. Dhe një mesazh është për Serbinë plakë që mos të provojë më se nuk do të ndalemi atëherë deri në Nish. Nuk do ta harrojmë kurrë Recakun, nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për Reçakun. Nuk do të ndalemi për hir të respektit për viktimat e Reçakut dhe për hir të fëmijëve të Reçakut”, ka thënë Veseli.

Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës  mbetet unike në pastërtinë e luftës së saj dhe sfida e gjykatës speciale është një betejë që Kosova duhet ta fitojë

Edhe kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj tha se rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë dhe për të ardhur deri te kjo liri ka pas shumë vuajtje dhe flijime.

 Në akademi po merr pjesë edhe ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së gjatë masakrës së Recakut Wialliam Walker.

Ishte pikërisht Walker ai që masakrën e Reçakut e cilësoi si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

***

Ka filluar akademia përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Akademia është organizuar në përkujdesje të presidentit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat