Vrasja e Oliver Ivanoviç, përfundon autopsia e trupit, ja çka thotë miku më i afërt i tij

Lajme

Vrasja e Oliver Ivanoviç, përfundon autopsia e trupit, ja çka thotë miku më i afërt i tij

Më: 16 janar 2018 Në ora: 09:30
Sot është vrarë me armë zjarri, njëri nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq, lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP).

(E plotësuar) - Pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq, është deklaruar edhe miku  i tij më i afërt. Millorad Arlov duke folur për Blicin serb, ka thënë se ai ishte i qetë dhe se nuk përmendi se pati ndonjë kërcënim apo frikë përgjatë kohëve të fundit.

“Pavarësisht nga cila kombësi apo qasje politike që ka inkurajuar atë që të ketë quar deri në kryerjen e këtij krimi, vrasësi i Oliver Ivanoviq, ka kryer një krim të tmerrshëm dhe ka shkaktuar dëm të madh për serbët në Kosovë”, ka thënë Arlov. Arlov kishte qenë mik me Ivanoviq për vite me radhë dhe është shprehur i tronditur me lajmin për vdekje ne tij. Ai thotë se ka takuar Ivanoviq katër ditë më parë, në banesën e tij në veri të Mitrovicës. “Oliver ishte i qetë, shumë i qetë, nuk përmendi ndonjë kërcënim apo frikë. Biseduam për gjëra të zakonshme, punë, familje. Ai gjithashtu foli për përgatitjet për zgjedhje, por nuk përmendi se kishte problem për shkak të partisë dhe angazhimit të tij politik”, ka shtuar Arlov.

Ai madje ka treguar detaje nga takimi për Krishtlindje, ku sipas tij u shpërndanë dhurata me njëri-tjetrin dhe se kishin një atmosferë fantastike. Ivanoviq u vra sot në ora 08:30 dhe se vdekja e tij u konfirmua në ora 09:15 pasi nuk arriti t’i rezistojë  plagëve të marra nga pesë të shtënat me armë.

Përfundon autopsia e trupit të Oliver Ivanoviq

Ka përfunduar para pak çastesh autopsia e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SPD), Oliver Ivanoviq, i cili u vra sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.

Ekspertët mjekoligjorë në trupin e tij kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël,

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

Vritet Oliver Ivanoviç, këto janë detajet e fundit

Policia e Kosovës njofton se ofron shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacione lidhur me kryerësit e vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq është vrarë sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga persona ende të panjohur.

Ivanoviq do të varroset në Beograd

Oliver Ivanoviq me gjasë do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, transmeton Tanjug duke iu referuar burimeve të afërta me familjen.

Trupi i Ivanoviqit të vrarë do t’i dorëzohet familjes pas obduksionit, i cili do të kryhet sot në Qendrën Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

“Në obduksion do të marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore nga Prishtina”, ka njoftuar drejtori i spitalit Milan Ivanoviq.

Familja e Ivanoviqit refuzon ta bëjë obduksionin në Prishtinë

Familja Ivanoviq është duke refuzuar ta dërgojë për obduksion në Prishtinë trupin e Oliver Ivanoviqit, përderisa një ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore po qëndron qe tri orë para spitalit atje.

Kështu merr vesh mediat nga burime të saj.

Olivier Ivanoviq është vrarë mëngjesin e sotëm në Mitrovicën Veriore.

Ai dyshohet se është gjuajtur me pesë plumba nga një veturë në lëvizje afër zyrave të partisë.

Për vrasjen e tij kanë reagaur edhe krerët më të lartë të shtetit, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Vritet Oliver Ivanoviç, ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për KosovaPress se ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e ish- udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Ai ka përsëritur versionin e komunikatës zyrtare e cila u është dërguar mediave sot pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ekipi i Kp është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe raportojnë se gjendja është e qetë ndërsa njësitë e Policisë janë ende në vendin e ngjarjes.

Image

Është vrarë me armë zjarri, njëri nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq, lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" (SDP). Serbia reagon ashpër.

Policia e Kosovës njofton se Oliver Ivanoviq, është sulmuar me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga një veturë në lëvizje. Kryeprokurori i Prokurorisë në Mitrovicë, Shyqyri Syla, ka konfirmuar që Ivanoviq nuk u ka mbijetuar plagëve.

Tash për tash policia nuk i di autorët e sulmit sikundër nuk i di motivet. Pak minuta pas atentatit, policia tha se jo shumë larg vendit të ngjarjes ka gjetur një veturë të djegur nga e cila dyshohet të jetë qëlluar Oliver Ovanoviq.

Një ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se në pjesën veriore të Kosovës mund të ketë sulme, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin vizitat në këtë pjesë të Kosovës. Zëvendësshefi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka deklaruar për mediat lokale se policia është duke kontrolluar të gjitha zonat në veri, në përpjekje për të gjetur sulmuesit.

Image

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

Lexo edhe këto lajme

Detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Kush është Oliver Ivanoviqi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat