Flet mjeku që tentoi ta shpëtojë Ivanoviqin: Këto ishin plagët që ia morën jetën

Lajme

Flet mjeku që tentoi ta shpëtojë Ivanoviqin: Këto ishin plagët që ia morën jetën

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:15
Ilustrim

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatur nga ora 08:30 deri në orën 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në orën 09:15.

Ai, gjithashtu, shtoi se Ivanoviq kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij, ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’u rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviq u gjet i vrarë para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat