Serbja kërkon luftë pas vrasjes së Ivanoviqit: President, kthejani Kosovën popullit serb

Lajme

Serbja kërkon luftë pas vrasjes së Ivanoviqit: President, kthejani Kosovën popullit serb

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:15
Një serbe në Twitter është shprehur e bindur se ai është vrarë nga shqiptarët, të cilët ajo i quan terroristë.

Megjithëse ende nuk dihet asgjë për personat dhe motivet e tyre në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe, Oliver Ivanoviq, qytetarët serbë po vinë në përfundime të ndryshme për vrasjen e tij.

Ka prej tyre që mendojnë se Ivanoviqin e kanë vrarë vetë serbët, e të tjerë që janë të bindur se e ka vrarë Qeveria e Serbisë, por ka edhe prej të tillëve që mendojnë se ai është vrarë nga shqiptarët.

Një serbe në Twitter është shprehur e bindur se ai është vrarë nga shqiptarët, të cilët ajo i quan terroristë.

Image

Ajo kërkon nga Presidenti i Serbisë që me këtë rast të reagoj dhe Kosovën t’ia kthejë Serbisë.

“President, nëse nuk reagoni kundër terroristëve shqiptarë dhe t’ia ktheni Kosovën popullit serb, atëherë nuk keni bërë asgjë!!!”, ka shkruar Sanja Rokviq në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat