Ambasada britanike thërret për qetësi: Vrasësit e Ivanoviq të dalin para drejtësisë

Lajme

Ambasada britanike thërret për qetësi: Vrasësit e Ivanoviq të dalin para drejtësisë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:54
Ruari O'Connel

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, e ka marrë me shqetësim vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, duke bërë thirrje për qetësi në vend dhe që kryerësit e krimit të dalin para drejtësisë.

Ja njoftimi:

Jemi thellë të brengosur me vrasjen e Ivanoviq. Shprehim keqardhje dhe ngushëllime për familjen dhe miqtë.

Ashtu si për çdo krim, ne thërrasim Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të rendit dhe ligjit që të hetojnë incidentin në tërësi dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur.

Është më rëndësi që politikanët dhe ata në jetën publike të iu mundësohet të operojnë pa frikë e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat