Trupi i pajetë i Ivanoviqit sillet në selinë e partisë

Lajme

Trupi i pajetë i Ivanoviqit sillet në selinë e partisë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 18:54
Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit, politikan serb që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është sjellë në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë.

Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tash.

Në trupin e Ivanoviqit janë gjetur gjashtë plumba, derisa sulmuesit e kanë lënë të djegur një veturë me të cilën dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ivanoviq njihet si politikan i moderuar, edhe pse u akuzuar dhe u dënuar për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga pjesa veriore.

Vet Ivanoviq katër ditë para së të vritej kishte thënë se djehet i rrezikuar nga bandat dhe kriminelët serbë që veprojnë në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës.

Ivanoviq do të varroset në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat