Ky është reagimi i Rusisë pas vrasjes së Ivanoviq

Lajme

Ky është reagimi i Rusisë pas vrasjes së Ivanoviq

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:20
Putin dhe Lavrov

Në një deklaratë të lëshuar për vrasjen e Ivanoviç, ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çoi në rritjen e “një atmosfere terrori” dhe ringjalljen e “konfliktit ndëretnik në rajon”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë”, ka thënë shteti i Rusisë.

“Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat