Serbia gati të ‘zbarkojë’ në Kosovë: Nëse Prishtina s’i gjen vrasësit, ne …

Lajme

Serbia gati të ‘zbarkojë’ në Kosovë: Nëse Prishtina s’i gjen vrasësit, ne …

Më: 17 janar 2018 Në ora: 00:11

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë sot se Serbia ka kërkuar nga Prishtinë dhe komuniteti ndërkombëtar që të japin informacione në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga dëshmitë dhe ne po kërkojmë që atë që kanë të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, ka thënë Vulin.

Tutje ministri serb ka thënë se është e nevojshme të zbulohen jo vetëm vrasësi por edhe ata që urdhëruan vrasjen, transmeton lajmi.net.

Vulin thekson se vrasja Ivanoviqit është tragjedi e tmerrshme që ndikon në çdo serb dhe çdo qenie njerëzore, shkruan telegrafi.rs.

Ai thotë se politikanët shqiptarë po e fajëson Serbinë për një sulm, mirëpo thotë se kjo që e tillë nuk është aspak e vërtetë vetëm po tentojnë të krijojnë një pamje të Serbisë si një shtet i tmerrshëm.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviqi u vra sot para selisë së partisë të cilën e drejtonte. Raporti i autopsisë së trupit të tij thotë se ai u vra nga pesë plumba, ndërsa Qendra Klinike Spitalore në veri të Mitrovicës, thotë se ai u vra nga në revole e prodhimit serb.

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanovic.

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçic, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanovicit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vuçic ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave.

Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat