Qytetarët nderojnë Oliver Ivanoviqin

Lajme

Qytetarët nderojnë Oliver Ivanoviqin

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:44
Oliver Ivanoviqi

Familja dhe miqtë e Oliver Ivanoviqit natën e kanë kaluar në selinë e partisë të cilën e ka udhëhequr Ivanoviq, raporton gazeta serbe.

Numër i madh i njerëzve që nga dje kanë ndezur qirinj dhe kanë nderuar të vrarin.

Trupi i Ivanoviqit në orën 11 do të niset për në Beograd ndërsa do të varroset nesër.

Ivanoviq është vrarë dje para selisë së tij në Mitrovicë. Të gjeturat e obduksionit kanë treguar se në të është gjuajtur nga “nëntëshja e gjatë” ndërsa është qëlluar me gjashtë plumba.

Blic e Serbisë raporton se pas Këshillit kombëtar të Sigurisë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se janë marr vesh që t’iu dërgojnë një letër organeve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesë që Serbia të marr pjesë në hetime.

Edhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka thënë se është formuar një task forcë e cila do të merret me hetime për vrasjen e Ivanoviqit.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse ka nevojë do ta thërrasin edhe FBI-në që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat