Ivanoviqi varroset nëser në Beograd, në Veri do të jetë ditë zie

Lajme

Ivanoviqi varroset nëser në Beograd, në Veri do të jetë ditë zie

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:54
Oliver Ivanoviq

Nga orët e vona të djeshme, gjatë natës dhe sot herët numër i madh qytetarët nga pjesa veriore e Mitrovicës, por edhe nga pjesë të tjera të Kosovës dhe Serbia, po i japin nderimet e fundit liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviqit, i cili u vra dje nga persona ende të panjohur.

Homazhe do të bëhen deri në orën 11, kur arkivoli me trupin e tij dhe kortezhi do të kalojë nëpër rrugën kryesore të Mitrovicës veriore prej nga përcillet për në Beograd, ku nesër do të varroset, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Sipas njoftimit në mediat serbe Ivanoviq nesër, në orën 12 e 30 minuta, do të varroset me nderime në Alenë e të Shquarve të Varrezave të Reja në Beograd.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e shumë serbëve të Kosovës në këtë varrim, ndërsa nesër në Mitrovicën e veriut do të jetë ditë zie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat