Jevtiq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë, siguri për serbët

Lajme

Jevtiq: Vizita e Vuçiqit në Kosovë, siguri për serbët

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:53
Dalibor Jevtiq

Serbët në Kosovë synojnë unitetin dhe paqen dhe është shumë mirë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë të shtunën dhe të dielën, tha sot ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

“Unë mendoj se do t’i japë serbëve sigurinë”, tha ai, i cili shprehu shpresën se serbët me Kosovë do të kenë mundësinë të diskutojnë situatën me Presidentin e Serbisë.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë është paralajmëruar të martën kur edhe në veri të Mitrovicës u vra kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat