Qindra qytetarë përcjellin Ivanoviqin për në Beograd

Lajme

Qindra qytetarë përcjellin Ivanoviqin për në Beograd

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:53
Qindra qytetarë kanë dalë në përcjellje të arkivolit deri në pikën kufitare me Serbinë.

Arkivoli me trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit tashmë është nisur për t’u dërguar në Beograd ku edhe do të varroset nesër në këtë qytet.

Qindra qytetarë kanë dalë në përcjellje të arkivolit deri në pikën kufitare me Serbinë.

Trupi i Ivanoviq që është vrarë dje nga persona deri më tani të panjohur që nga mbrëmë është dërguar në selinë e partisë që ka udhëhequr tash e sa vjet. Mediat serbe raportojnë se nuk vërehen forca të shtuara të Policisë ndërsa qytetarët po nderojnë të ndjerin në mënyrë të qetë.

Policia tashmë ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga një shtëpi përballë vendit ku është vrarë Ivanoviq. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë në veri Zhelko Bojiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat