Aktori i mirënjohur Heset Maliqi, me nofkën Quza, është tall me kryeministrin Ramush Haradinaj. Haradinaj pas homazheve para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes, menjëherë ka vrapuar në drejtim të zyrës së tij. Quza ka treguar një detaj kur ka qenë i vogël se si kanë vrapuar. “Kur jemi kanë të vegjël shkonim me luajt te një shokë, i cili jetonte në katin e 5-të të një ndërtese, loja e preferuar ka qen me vrapu shkallëve te nalt, tu garu se kush po mrrin i pari në banesë!!!
Njëri prej shokëve ka qenë dy herë ma i shpejt se na, por na gjithmon arrinim para tij në banesën e katit të 5-të, sepse ai shoku i shpejt, gjithmon e huqke katin dhe u futke në banesën e Kojshisë një Kat ma poshtë!!!!!! Me Ramushin!!!”, shkruan Quza në profilin e tij në facebook.