Lideri i Iniciativës Qytetarë SDP u vra të martën rreth orës 08:00, në rrugën “Sutjeska” e cila ndodhet në veri të Mitrovicës. Mirëpo, tani po kërkohet që kjo kësaj rruge t’i ndërrohet emri, dhe të emërohet “Oliver Ivanoviq”. Këtë kërkesë e mbështetë edhe bashkëshortja e të ndjerit, Milena Bogdan.
“Koha është që dikush, por ja unë, të fillojmë iniciativë me kërkesën që rruga ku u vra Oliver Ivanoviq ta mbajë emrin e tij, t’ia kujtojmë të gjithëve atë që ndodhi, për të mirë, ta dinë edhe fëmijët tanë” – kështu ka shkruar në rrjetin social facebook, Zejak Nedjo, i cili aktualisht punon në Agjencinë e Lajmeve serbe Srna.
Këtë kërkesë për iniciativë e ka mbështetur edhe bashkëshortja e të ndjerit, Oliver Ivanoviq, Milena Bogdan – Ivanoviq, duke e shpërndarë këtë shkrim në profilin e saj të Facebookut.
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, ka bërë bujë të madhe në gjithë rajonin, për të cilën kanë reaguar politikanët kosovarë, serbë dhe ata ndërkombëtar.
Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij, dhe sipas rezultateve të autopsisë, në trupin e tij u gjetën gjashtë plagë të plumbave të revoles. Personat që kanë kryer vrasjen ende nuk janë kapur nga policia, por vetura nga e cila dyshohet se janë shkrepur plumbat është gjeture djegur disa orë pas aktit në Zveçan.