Bojan Bozhoviq: Prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq qëndron Beogradi zyrtar

Lajme

Bojan Bozhoviq: Prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq qëndron Beogradi zyrtar

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:15
Bojan Bozhoviq

Bojan Bozhoviq, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviq, qëndron Beogradi zyrtar.

Në Info Magazine, ai ka delaruar se Ivanoviq e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës.

“Ishte shumë e çuditshme. Lajm shumë i keq dhe i papritur. Jam i bindur që me këtë rast edhe gazetarët kanë kanë humbur shumë, sepse Oliver Ivanoviq ka bashkëpunuar me të gjithë. Ai gjithmonë është përgjigjur pozitivisht, edhe kur kam qenë vet gazetar”.

“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet kjo vrasje”.

“Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”.

“Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviq, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçiq. Çdo biznes që ka Veselinoviq, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat