Thaçi thërret në takim drejtorin e Policisë dhe AKI-së, për rastin Ivanovic

Lajme

Thaçi thërret në takim drejtorin e Policisë dhe AKI-së, për rastin Ivanovic

Më: 18 janar 2018 Në ora: 21:25
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur në një takim drejtorin e Policisë dhe atë të AKI-së për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se presidenti Thaçi i ka takuar në zyren e tij rreth orës 17:30 drejtorin Shpend Maxhuni dhe Driton Gashi me të cilët ka diskutuar për hetimet e bëra në rastin Ivanoviq.

Ndryshe, sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ka identifikuar një numër të shasisë së veturës së djegur, e cila është gjetur në Veri të Mitrovicës, dhe e cila besohet se është e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat