Pacolli kujton lirimin e pilotit James Berisha 6 vite më parë

Lajme

Pacolli kujton lirimin e pilotit James Berisha 6 vite më parë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 22:35
Behgjet Pacolli dhe James Berisha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar se sot 6 vite më parë është liruar piloti James Berisha, për të cilin thotë se që nga ajo kohë, më nuk e ka takuar, por uron që të jetë shendosh e mirë.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Edhe pse shumë angazhime në punë, unë kam një memorie të jashtzakonshëm kur është në pyetje ditët dhe datat. Sot janë bërë 6 vite nga lirimi i pilotit James Berisha. Trupi ende më lëkundet nga ajo ditë. Shpresoj dhe besoj që Jamesi është mirë me shëndet. Për fat të keq atë nuk e kam parë dhe as takuar më (Pas festës që bëri në shtëpinë e tij, tre ditë pas lirimit). Për mua ka rëndësi të jetë ai mirë, për të tjerat, shëndosh me qenë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat