Kontrata për “Kosovën e Re” vetëm në anglisht, s’kanë ndërmend ta përkthejnë njëherë

Lajme

Kontrata për “Kosovën e Re” vetëm në anglisht, s’kanë ndërmend ta përkthejnë njëherë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:07
Kontrata

U publikua sot kontrata për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e cila u mirëprit nga të gjithë. Por, kjo kontratë miliardëshe me mbi 1mijë faqe, nuk ekziston edhe në gjuhën shqipe.

Me aq sa merret vesh, ajo nuk është as në plan që kontrata të jetë në gjuhën shqipe. Kjo pasi që kontrata të përkthehet në gjuhën shqipe nuk është menduar të bëhet nga ekipi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Por edhe në rast se do të vendoset të bëhet përkthimi i saj do të marr 6 deri në 7 muaj kohë, kështu ka bërë të ditur Fitore Ajeti, këshilltarja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Për përkthimin e saj për çdo detaj dhe çdo faqe tjetër duhet kohë dhe merr kohë. Po mendoj se si ekip nuk kemi menduar me përkthy ndoshta në qoftë se fillojmë me përkthy ajo ka me na marrë kohë”, tha Ajeti.

Arsyetim tjetër nga këshilltarja e minsitrit është edhe se kontratat ndërkombëtare bëhen gjithmonë në gjuhën angleze.

“Kontrata Ndërkombëtare bëhen gjithmonë në gjuhën angleze edhe nuk ëshët kontratë me tri-katër faqe po janë me 1 mijë e disa faqe”, tha ajo, teksa shtoi se “Në qoftë se ne fillojmë me përkthy detajet e vogla ajo na merr kohë deri 6-7 muaj. Kjo është puna, se nënshkrimi i kontratës është bërë edhe nga njerëzit që dinë gjuhën angleze siç është edhe ekspert i gjuhës edhe ministri jonë. Dhe çdo detaj i vogël duhet me u analizu nuk është bëhet përkthimi i kontratës bukfalisht. Kështu që kontratat ndërkombëtare nuk e kanë për obligim të bëhen në gjuhën anëtare por bëhen në gjuhën angleze”, theksoi Ajeti.

Kontrata në versionin e gjuhës angleze u bë publike nga Minsitri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një konferencë për medie.

Publikimi i saj erdhi pas 2 javësh që kur është nëshkruar marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat