Vuçiq nesër në Kosovë, ky do të jetë programi i vizitës së tij

Lajme

Vuçiq nesër në Kosovë, ky do të jetë programi i vizitës së tij

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:15
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës, ka kumtuar shërbimi i shtypit të Presidencës serbe, njofton media serbe.

Në kumtesë theksohet se para dite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.

Vuçiq pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat