“Na të rrim gati këtu” – rapsodi me performancë të veçantë për Limajn në odë

Lajme

“Na të rrim gati këtu” – rapsodi me performancë të veçantë për Limajn në odë

Më: 20 janar 2018 Në ora: 08:43
Pamje nga video

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me anëtarët e partisë së tij dhe njëkohësisht anëtarët e qeverisë: ministrin Shyqiri Bytyqi dhe këshilltarin e tij Shkodran Imeraj, kanë qëndruar sot në darkë tek familja Dinaj në Komunën e Gjakovës.

Në fshatin Skivjan, për zëvendëskryeministrin dhe ministrin kosovar ishte përgatitur edhe një performancë nga një rapsod, raporton Insajderi.

Në një video të publikuar në Facebook, shihen Limaj dhe Bytyqi në një odë të kësaj familje nga Skivjani, teksa disa rapsodë të ulur përreth një sofre përkujdesen për t’ua ndrequr disponimin zyrtarëve të lartë qeveritar.

Me këngë patriotike, me theks folklorik, Limaj dhe Bytyqi u argëtuan në odën e familjes Dinaj në Komunën e Gjakovës.

“Këtu të rrim nga gati”, i thotë rapsodi, zëvendëskryeministrit Limaj, para se të niste performancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat