Vëllai i plagosur mbrëmë i Rexhep Selimit, “shëndosh e mirë”

Lajme

Vëllai i plagosur mbrëmë i Rexhep Selimit, “shëndosh e mirë”

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:27
Vellezerit Selimi

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Lajmin për media e kishte konfirmuar edhe deputeti Rexhepi.

“Po, është vëllai im. Nuk i di rrethanat, pasi që ndodhem jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, vëllai tjetër, Ramadan Selimi, para rreth 1 ore, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet së bashku me të vëllanë tjetër, Islamin.

“Vëllai im, Islam Selimi, është shëndosh e mirë në shtëpinë e tij”, ka thënë Ramadani.

Ai, plagosjen e të vëllait të tij e ka quajtur si “problem të vogël”.

“Problemi që pati dje, një problem të vogël, sot besoj që edhe ai problem është tejkaluar, dhe çdo gjë do të jetë në rregull”, tha Ramadani në këtë video të publikuar në Facebook.

Ndërkaq, burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar KTV-së mbrëmë se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre.

Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat