I dorëhequri nga VV: Albin Kurti si Leonora Jakupi

Lajme

I dorëhequri nga VV: Albin Kurti si Leonora Jakupi

Më: 20 janar 2018 Në ora: 21:27
Albin Kurti, Leonora Jakupi

Shkodran Hoti ka qenë anëtari i radhës që ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë vendim ai e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku renditi arsyet që çuan atë dhe anëtarët tjerë që të dorëhiqen pas problemeve të shumta në parti.

Duke folur për problemet dhe mundësinë që ato të shmangen, Hoti ka thënë që Kurti do të mund ta shmangte këtë situatë me vetëm ‘një lutje’, porse sipas Hotit, lideri de facto i Vetëvendosjes vendosi që të jepte deklarata të ngjashme me tekstet e këngëve të Leonora Jakupit.

Poezitë që Kurti i përdorte nëpër fushatën e zgjedhjeve lokale i pati kritikuar edhe Dardan Molliqaj. “Unë jam i sigurt se një lutje e zotit Kurti për aktivistët do të mjaftonte për t’i dhënë fund “masakrës virtuale” që bënte “ushtria virtuale e tij” në Facebook. Por, në vend të kësaj, z. Kurti vendosi të jepte deklarata si ajo “Më shani mua, por mos ma shani Shqipërinë”, të stilit të Leonora Jakupit, kur këndonte “Mos ma prek ti shka Drenicën”, shkruan ish-zëdhënësi i VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat