Anna: Kam fatin që ju njoha

Lajme

Anna: Kam fatin që ju njoha

Nga: K.G. Më: 21 janar 2018 Në ora: 15:42
Anna Mehmetaj, bën homazhe para varrit të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova

Anna Mehmetaj,  veprimtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, kujton arkitektin e Pavarësisë, Presidentin Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. “Nuk po shkruaj sa për të shkruar, e shkruaj sepse brenda meje diçka me thotë të shkruaja për një Personalitet që nuk do te vdes kurrë.

Çfarë të them, si të përshkruaj nuk e di dot se si, po jam e sigurt se do vazhdoj shumë gjatë dhe do mundohem që sado pak ta kujtoj kohën e fëmijërisë më nostalgjinë më të bukur që kam, ti kujtoj momentet kur ti ishe shpresa e vetme për shumë gjenerata.

Edhe atëherë kur nuk dinim se ka t'ja mbajmë (kohën e luftës) ti përsëri gjete fjalët më të ngrohta për ne: “Do ja dalim mbarë, do ja dalim si kemi bërë edhe deri me tani”.

Kam fatin që ju njoha, kam fatin që sot po shkruaja për ty, presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova

Kjo është më e pakta që ne mund ta bëjmë, e të shkruajmë për historinë që ti ishe dhe do të mbetesh përherë pjesa më e bukur e saj”, shkruan Anna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat