Vuçiq ka kaluar natën në Kosovë

Lajme

Vuçiq ka kaluar natën në Kosovë

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:06
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq erdhi dje në Kosovë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Ai fillimisht kishte planifikuar në agjendën e tij që të qëndronte në Kosovë për dy ditë, të shtunën e të dielën, por në fund i kishte përfunduar takimet që ditën e parë.

Edhe pse i kishte përfunduar takimet qysh dje, Vuçiq nuk ishte kthyer menjëherë në Beograd.

KALLXO merr vesh që ai e ka kaluar natën në Kosovë.

Zyrtarja për media e presidencës serbe Suzana Vasileviq ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, është nisur sot në mëngjes për në Beograd.

“E kemi përfunduar vizitën shumë herët në mëngjes e tash jemi kthyer në Beograd”, tha Vasileviq.

Gjatë vizitës së djeshme ai u takua me serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut, pastaj bëri homazhe tek vendi ku u vra Oliver Ivanoviq, ku prej aty mori rrugën për në Graçanicë dhe përfundoi agjendën e tij në fshatin Llapnasellë.

KALLXO  nuk ka arritur të konfirmojë se për çfarë arsye Vuçiq e ka kaluar natën në Kosovë ose me kë është takuar gjatë kësaj kohe.

Presidenti i Serbisë gjatë ditës së djeshme zhvilloi shumë takime, ku kaloi nga veriu në jug dhe dha shumë mesazhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat