Sejdiu: Shërbimet serbe e dinë kush e vrau Ivanoviqin

Lajme

Sejdiu: Shërbimet serbe e dinë kush e vrau Ivanoviqin

Më: 21 janar 2018 Në ora: 20:52
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke e vlerësuar figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe miqësinë e tij të fortë me ndërkombëtarët , tha se, sidomos, në këtë kohë duhet ruajtur partneritetin me ta.

Ai një intervistë për rtv21, komentoi edhe zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, demarkacionin me Malin e Zi, vizitën e djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe suspendimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për Gjykatën Speciale, Sejdiu tha se të gjithë ata që kanë punuar në kundërshtim me ligjin duhet të japin llogarinë e tyre.

Ai ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi, duhet të përfundojë një herë e përgjithmonë.

“Për ne është me rëndësi të kemi marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por njëkohësisht të saktësohet mirë çka është e mundshme të ndërtohet bashkë për t’i dhënë fund këtij procesi të ndjeshëm”, tha ai.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Sejdiu tha se zbardhja e vrasjes së tij do të jepte dy sinjale të mira.

“Të ndërprehen kalkulimet në çfarë tipi janë dhe e dyta do të tregonte seriozitetin e institucioneve të vendit”, tha ai.

Sipas Sejdiut, qëllimi i vizitës së tij në Kosovë, nuk është krejtësisht i sinqertë, por siç tha ai, “ta marrim si përpjekje që ndihmon në zbardhjen e vrasjes së tij”.

“Jam shumë i bindur se shërbimet serbe e dinë kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat