Selakoviq: Vetëm të bashkuar, serbët mund të mbijetojnë në Kosovë

Lajme

Selakoviq: Vetëm të bashkuar, serbët mund të mbijetojnë në Kosovë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:00
Aleksandar Vuçiq në Kosovë

Rezultatet kryesore të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë kanë treguar unifikimin e Serbisë për t’i ndihmuar serbëve që jetojnë aty, si dhe kanë treguar pozitën e qartë të saj.

Kështu mendon sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq, ku sipas tij mesazhi kryesor që i dha Vuçiq serbëve ishte se vetëm të bashkuar mund të mbijetojnë në Kosovë.

“Presidenti do të këmbëngul që të gjitha premtimet të cilat u dhanë të shtunën të përmbushen. Populli serb në Kosovë ka treguar se ata kanë besim të madh tek presidenti dhe institucionet e Serbisë”, është shprehur Selakoviq.

Ai ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit tregon se paqja është ende e paqëndrueshme dhe se duhet të bëhet më shumë punë në mënyrë që kjo të arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat