Hoti: Zhbërja e Speciales rikthen rezolutën 1244, dërgimi në Qeveri u bë pa LDK-në

Lajme

Hoti: Zhbërja e Speciales rikthen rezolutën 1244, dërgimi në Qeveri u bë pa LDK-në

Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:29
Vjosa Osmani, Abdullah Hoti dhe Driton Selmanaj

(E plotësuar) - Në një konferencë për media, pas dërgimit të projektligjit për Shfuqizim të Gjykatës Speciale në Qeveri, Vjosa Osmani, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se akuzat e PDK-së për Specialen nuk qëndrojnë.

“Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e konkluzave me Parlamentin Evropian, gjatë takimit të IV-të të përbashkët të komisionit të MSA-s”, tha Osmani duke mbrojtur edhe njëherë deklaratën e LDK-së.

Osmani ka bërë të ditur se parlamenti evropian nuk ka arritur të miratojë deklaratën në tërësi sa i përket mbështetjes së Gjykatës Speciale, e krejt kjo ka ndodhur për shkak të qasjes jo të duhur të deputetëve të koalicionit qeverisës.

LDK, sipas deputetes, mban qëndrimin e njejtë për Specialen dhe nuk ka nevojë që për këtë gjë të dakordoket me Listën Serbe.

“Ishte hera e parë që shkaku i atij kundërshtimi dështuan konkluzat me Parlamentin Evropian. Ky është një hap shumë i keq në raportet e tona me Parlamentin Evropian dhe po na vije keq që Qeveria po e merr kaq lehtë këtë dështim. LDK edhe më tutje do të kundërshtojë veprimet e tilla. Po ashtu kemi bërë një kërkesë për debat parlamentar për të diskutuar këtë çështje”, ka përfunduar ajo.

Hoti: Zhbërja e Speciales rikthen rezolutën 1244

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur se dërgimi në Qeveri i nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, u bë pa prezencën e LDK-së.

Sipas Hotit, një vendim i tillë u bë me ndihmën e Listës Serbe, ndërsa ka shtuar se LDK mbetet me qëndrimin e njëjtë, se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara përkon vetëm në interesin e armiqve të Kosovës të cilët duan ta rikthejnë rezolutën 1244.

”Ligji për dhomat e specializuara është futur në procedura për të marr opinionin e Qeverisë pa prezencën e LDK-së”, tha ai.

”Kjo është e pakuptueshme që pas gjithë këtyre përpjekjeve për të vedijësuar vendimmarrësit, shkon tutje kjo gjë. Nuk ka shpjegim tjetër, vecse është në interesin e armiqve të Kosovës që të izolojnë Kosovën e të rikthejnë rezolutën 1244”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat