Zyra serbe për Kosovën mban sekret shpenzimet

Lajme

Zyra serbe për Kosovën mban sekret shpenzimet

Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:04
Marko Gjuriç

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën mban sekret shpenzimet që do të ketë në vitin 2018 për udhëtimet zyrtare dhe promovimin përmes rrjeteve sociale, shkruan gazeta serbe Danas.

Në faqen e internetit të Zyrës për Kosovë, në planin e prokurimit publik për vitin 2018, është përcaktuar si informacion sekret se si fondet do të shpenzohen për - biznes udhëtime në Serbi dhe jashtë vendit, blerjen e karburantit, një strategji komunikimi në rrjetet shoqërore, telefonisë mobile dhe shërbime për monitorimin dhe regjistrimin aktiviteteve të Zyrës.

Sipas gazetës, vendimi për të mbajtur sekret pagesën e disa shërbimeve është marrë pasi u zbulua se zyra një kompanie private i kishte paguar rreth një milion dinarë për azhurnimin e profilit në rrjetet sociale të kësaj trupe qeveritare dhe drejtorit të saj Marko Gjuriq.

Zyra nuk i është përgjigjur "Danas", pasi që fondet nga buxheti serb, të përcaktuara për shërbimet e caktuara të Zyrës për Kosovën klasifikohen si sekrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat